The Ordinary Mandelic Acid 10% + HA
1,700L
Ky produkt ofron peeling dermal që është më i butë se acidet e tjera alfa hidrokside.
- Përshkrim
- Informacion shtesë
- Brand
Përshkrim
The Ordinary Mandelic Acid 10% + HA
Ky produkt ofron peeling dermal që është më i butë se acidet e tjera alfa hidrokside. Pesha molekulare e acidit mandelik është 152.1 dalton, e cila është më e madhe se acidet e tjera alfa hidroksi (psh. acidi glikolik është 76.0 dalton).
Kjo madhësi më e madhe lejon që acidi mandelik të depërtojë në lëkurë më ngadalë, gjë që e bën atë shumë të butë dhe të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Ka më pak gjasa të përjetoni acarimin apo skuqjen që shkaktojnë disa acide. Në thelb, nëse jeni në përdorimin e acideve ky është më i miri për të filluar.
Eksfolon lëkurën duke përshpejtuar turnover-in e qelizave për të përmirësuar tonin dhe strukturën e lëkurës. Ndihmon për të trajtuar aknet ekzistuese dhe parandalon shpërthimet e mëvonshme.
Zbeh pigmentimin dhe zvogëlon dukjen e linjave të imta. Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
Përdorimi
Aplikojeni një herë në ditë, idealisht në mbrëmje pas larësit dhe përpara hidratuesit. Mos e përdorni në lëkurë të ndjeshme ose të dëmtuar. Shmangni kontaktin me sytë.
Ingredientët
Propanediol, Aqua (Water), Mandelic Acid, Glycerin, Dimethyl Isosorbide, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Tasmannia Lanceolata Fruit/Leaf Extract, Pentylene Glycol, Polysorbate 20, Sodium Hydroxide, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol
Informacion shtesë
ml | 30 |
---|