VT Cosmetics Reedle Shot 300 Essence
3,490L Original price was: 3,490L.3,190LCurrent price is: 3,190L.
VT COSMETICS Reedle Shot 300, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve Koreane i cili do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si “microneedling në një shishe” lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën.
Struktura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™️, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla.
Përmbajtja e saj është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, dy përbërës me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve riparon dhe mbron barrierën e lëkurës.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
Perdorimi:
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e “ndërtimit të tolerancës”, mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Ingredientet
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Xanthan Gum, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine
- Description
- Additional information
- Brand
Description
VT Cosmetics Reedle Shot 300 Essence
Pse të zgjidhni VT Cosmetics Reedle Shot 300 Essence?
Pasi keni perdorur Vt Cosmetics Reedle Shot 100 cdo ditë për të paktën 6 muaj, mund të rrisni përqendrimin e eksfolimit me VT Reedle Shot 300.
Zbut dhe rafinon teksturën e lëkurës: Ndihmon në arritjen e një trajte më të njëtrajtshme dhe të rafinuar të lëkurës, zvogëlon shenjat e akneve, trajton pustulat dhe redukton pigmentimet dhe njollat e kafta.
Additional information
ml | 50 |
---|
Brand
VT Cosmetics
Related Products
-
Fytyra, Krem Hidratues
LA ROCHE POSAY EFFACLAR DUO (+) SPF 30+
0 out of 52,975LOriginal price was: 2,975L.2,380LCurrent price is: 2,380L. -
Fytyra, Krem Hidratues
LA ROCHE POSAY EFFACLAR MAT
0 out of 53,100LOriginal price was: 3,100L.2,480LCurrent price is: 2,480L. -
Fytyra, Zona rreth syve
LA ROCHE POSAY HYDRAPHASE INTENSE YEUX
0 out of 53,180LOriginal price was: 3,180L.2,544LCurrent price is: 2,544L. -
Fytyra, Serum
LA ROCHE POSAY PURE VITAMIN C10 SERUM
0 out of 55,500LOriginal price was: 5,500L.4,400LCurrent price is: 4,400L. -
Fytyra, Zona rreth syve
LA ROCHE POSAY REDERMIC C YEUX
0 out of 55,100LOriginal price was: 5,100L.4,080LCurrent price is: 4,080L. -
Fytyra, Zona rreth syve
LA ROCHE POSAY REDERMIC R YEUX
0 out of 55,320LOriginal price was: 5,320L.4,256LCurrent price is: 4,256L.