Kundal Beer Yeast Shampoo – Herb Mint
Original price was: 2,090L.1,777LCurrent price is: 1,777L.
Shampo për lehtësimin e rënies së flokëve Beer Yeast është zgjedhja juaj perfekte për kujdesin e flokëve dhe kokës! Ekstrakti i majës së birrës është sekreti për flokë të shëndetshëm që gjendet në shampon e re Kundal.
- Description
- Additional information
- Brand
Description
Shampo për lehtësimin e rënies së flokëve Beer Yeast është zgjedhja juaj perfekte për kujdesin e flokëve dhe skalpit! Ekstrakti i majasë së birrës është sekreti për flokë të shëndetshëm që gjendet në shampon e re Kundal.
Kjo formule i eshte nenshtruar kerkimeve te vazhdueshme shkencore, dhe sipas tyre ka rezultuar qe;
- Pastron 98.6% nga pluhuri ultra i imët
- Redukton qelizat e vdekura të skalpit me 36%
- Përmirëson vëllimin e rrënjës së flokëve me 8.8%
- Redukton prodhimin e yndyrës ne skalp me 80.5%
- Rrit elasticitetin e flokëve me 4.3%.
Shampo Kundal Beer Yeast Relief ofron një ndjesi freskuese falë përbërësit bimor të nenexhikut dhe ka një aromë të veçantë e të freskët.
- Notat kryesore: Mente, Portokalli
- Notat e mesme: Eukalipt, Livando, Trëndafil
- Nota bazë : Pisha
Përbërësit kryesorë aktivë:
Dexpanthenol – është një derivat i acidit pantotenik (vitamina B5), i cili hidraton, nxit rritjen, riparon dëmtimet, trajton flokët dhe përmirëson shëndetin e skalpit.
Përbërësi ka disa përfitime, duke përfshirë:
– Ndihmon në hidratimin e flokëve, duke reduktuar tharjen.
– Vepron për të stimuluar rritjen e flokëve duke ushqyer folikulat
-Përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.
-Ndihmon në përmirësimin e strukturës së flokëve, duke e bërë më të butë dhe më të lehtë për t’u stiluar.
-Qetëson skalpin e irrituar, duke reduktuar kruajtjen.
Acidi salicilik – përdoret zakonisht në kozmetikë për kujdesin e flokëve, sepse ka disa përfitime për flokët dhe lëkurën e kokës. Disa nga përfitimet e acidit salicilik janë:
-Pastrimi: Acidi salicilik është një eksfoliant i fuqishëm që ndihmon në pastrimin e gjendrave të flokëve dhe largimin e grumbullimit të qelizave të vdekura, sebumit dhe papastërtive të tjera nga skalpi i kokës.
-Anti-inflamator: Acidi salicilik ka veti anti-inflamatore që mund të qetësojnë një skalp të irrituar dhe të zvogëlojnë skuqjen dhe inflamacionin.
-Efekti zbutës: Acidi salicilik siguron hidratim të thellë, përmirëson strukturën dhe pamjen e përgjithshme të flokëve.
E përshtatshme për flokë të rënë, të dobësuar, të hollë.
Përdorimi:
Aplikoni një sasi të përshtatshme të shampos dhe masazhoni butësisht lëkurën e skalpit derisa të formohet një shkumë e dendur. Shpëlajeni tërësisht me ujë të ngrohtë.
Ingredientët:
Water, Sodium Coco-Sulfate, Decyl Glucoside, Coco-Glucoside, Coco-Betaine, Saccharomyces Cerevisiae Extract, Glycerin, Menthol, Sodium Chloride, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Panthenol, Salicylic Acid, Ethylhexylglycerin, Niacinamide, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Humulus Lupulus (Hops) Extract, Hordeum Vulgare Seed Extract, Butylene Glycol, Yeast Extract, Galactomyces Ferment Filtrate, Pentylene Glycol, Biotin, Fragrance
Additional information
ml | 500 |
---|