KUNDAL Nature Mild Perfume Pet Shampoo

Sale

KUNDAL Nature Mild Perfume Pet Shampoo

Çmimi origjinal qe: 1,690L.Çmimi i tanishëm është: 1,352L.

Një shampoo me fragrancë natyre e dizenjuar specifikisht për nevojat e kafshëve tuaja shtëpiake. Lë një aromë të mirë e të lehtë që zgjat, dhe hidraton lëkurën e kafshëve me anë të ujit të cajit jeshil që ka në 20% të përbërjes së saj.

Spastroje

Përshkrim

Një shampoo me fragrancë natyre e dizenjuar specifikisht për nevojat e kafshëve tuaja shtëpiake.

Lë një aromë të mirë e të lehtë që zgjat, dhe hidraton lëkurën e kafshëve me anë të ujit të cajit jeshil që ka në 20% të përbërjes së saj.

Vjen ne dy aroma te pastra e te fresketa, delikate per nuhatjen sensitive te kafshes suaj:

  1. White Laundry: një përzierje portokalli, zambaku, jasmine dhe myshku, një aromë e ngrohtë dhe e butë, si pambuk.  
  2. Pink Rain: Me nota të agrumeve Bergamot, Grapefruit, pjeshk, trëndafili dhe zambaku kjo fragrancë I përngjason aromës së shiut të verës.

 

  • Fragrancë e mirë, ekskluzive për lëkurën e kafshëve, e menduar që mos të bezdisë nuhatjen sensitive të tyre. Një aromë e lehtë pastërtie që zgjat për të lënë të kënaqur si juve, edhe kafshët tuaja shtëpiake.
  • Ingredientë të butë për lëkurën.

Duke qenë se lëkura e qenit është 3 herë më e hollë se lëkura e njeriut dhe poret e tyre janë më të mëdha, lëkura e tyre është më sensitive se e jona dhe I përthith ingredientët më shpejt. Për tu kujdesur që lëndët mos të absorbohen dhe akumulohen nën lëkurën e tyre, kjo shampo përmban ingredientë natyral, të përshtatshëm dhe në sasitë e duhura për një larje delikate, pa pasoja. Kjo parandalon alergjitë, hipersensibilitetin, kruajtjen dhe sëmundjet e lëkurës.

Kjo formulë ka përbërës që hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën, si:

  • 20% ujë nga caji jeshil I cili ka aftësinë të hidratojë dhe të qetësojë lëkurën e thatë dhe sensitive
  • 5 880 ppm ekstrakt nga fara e makadamias që qetëson lëkurën dhe përforcon barrierën e saj
  • Surfactant natyral nga arra e kokosit për një pastrim të butë e të plotë

Ekstrakte bimësh që përfshihen në listën e bimëve të përshtatshme për përdorim në kafshë, të aprovuar nga ASPC (American Society for the Prevention of Cruelty to Animals/Shoqëria Amerikane për Parandalimin e Dhunës ndaj Kafshëve): Bambusa vulgaris, Panxhar, Camellia, Rozmarinë, Limon, Salvia, Luledielli, Koper, Hibiscus.

  1. Një formulë që balancon pH specifikisht e përshtatur për lëkurën e kafshëve

Kjo formulë me pH 6.5-7.5 është optimale për kafshën tuaj, për të ruajtur dhe balancuar mjedisin natyral të barrierës, shqetësimet e të cilit mund të cojnë në irritime apo sëmundje të lëkurës.

  1. Qime të buta e të pangatërruara për një gëzof si mëndafsh

E përshtatshme për qenë qimegjatë apo qimeshkurtër. Kjo shampoo është e mjaftueshme për një pellush të butë, të pastruar plotësisht, pa ngatërresa, të lehtë për tu krehur dhe me një aromë fantastike.

  1. Formulë në trajtë xheli, me viskozitet të ulët, pa ngjyrues, që shplahet lehtësisht edhe në gëzof të dendur.

 

Përdorimi:

  1. Para larjes, krihini qimet e ngatërruara dhe hiqni papastërtitë e medha nga lëkura e kafshës suaj
  2. Lageni me ujë në temperaturën e duhur dhe lajeni me shampoo duke e masazhuar butësisht lëkurën.
  3. Shpëlajeni me ujë të bollshëm derisa mos të mbetet më shkumë. Në rast kontakti me sytë tuaj, shpëlajini me ujë të bollshëm ose lotë artificial.
  4. Thajeni pellushin e kafshës suaj me një peshqir të butë dhe pastaj përdorni tharësen për të tharë gëzofin e poshtëm më të dendur.

 

Ingredientët: Purified water, green tea water (20%), decyl glucoside, lauryl glucoside, sodium cocoyl isethionate, lauryl betaine, coco-glucoside, macadamia seed extract (5880 ppm), bambusa vulgaris extract, sugar beet root extract, camellia flower extract, rosemary leaf extract, lemon balm leaf extract, salvia extract, fennel seed extract, sunflower extract, hibiscus flower extract, centella asiatica extract, sodium chloride, polyquaternium-10, polyquaternium-67, sodium citrate gluconate, 1,2 -Hexanediol, potassium sorbate, hydroxyacetophenone, dipropylene glycol, caprylyl glycol, dipotassium glycyrrhizinate, fragrance

Informacion shtesë

ml

500

Aroma

White Laundry, Pink Rain

Brand

Kundal

Related Products