ALOE + Colors Pure Serenity Gift Set

ALOE + Colors Pure Serenity Gift Set

2,000L

Seti i dhuratave Pure Serenity Aloe+Colors përfshin një locion trupi dhe një hair&body mist me një aromë të mrekullueshme që hidraton lëkurën dhe që janë ideale për përdorim të përditshëm.

SKU: 11087 Kategori: , ,

Përshkrim

ALOE + Colors Pure Serenity Gift Set
Seti i dhuratave Pure Serenity Aloe+Colors përfshin një locion trupi dhe një hair&body mist me një aromë të mrekullueshme që hidraton lëkurën dhe që janë ideale për përdorim të përditshëm.

Locion Trupi 150ml
Locioni I trupit ka një aromë të mrekullueshme magnolie. Është shumë hidratues , me një teksturë të
hollë prej kadifeje. Është ideal për kujdesin e përditshëm edhe të lëkurës më kërkuese dhe të ndjeshme.
Përbërja e tij, e pasur me vitamina dhe përbërës zbutës, rikthen lagështinë natyrale të lëkurës dhe ofron
lëkurë të butë dhe elastike.
Locioni është i pasur me aloe organike. Aloe vera nxit rritjen e qelizave të reja dhe rrit prodhimin e
kolagjenit. Rezultati është hidratimi i thellë i lëkurës dhe shërimi i lëkurës së dëmtuar. Vaji i avokados
dhe vaji i kumbullës, i pasur me vitamina dhe antioksidantë, hidratojnë thellësisht dhe ndihmojnë në
ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.
Përthithet menjëherë pa lënë as gjurmën më të vogël të yndyrës. I jep një aromë delikate të
qëndrueshme, teksturë të mëndafshtë dhe butësi lëkurës tuaj.

Përdorimi:
Aplikoni një sasi të vogël të Pure Serenity Aloe+Colors Body Lotion në lëkurë të pastër. Masazhojeni
butësisht derisa të përthithet plotësisht.

Hair & Body Mist 100ml
Pure Serenity mist hidratues për trupin dhe flokët me një teksturë të rrjedhshme dhe aromë të
mrekullueshme. Eshtë i pasur me aloe organike. Vitaminat dhe antioksidantët hidratojnë thellësisht dhe
ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Ka po të njejtat benefite për lëkurën si locioni i trupit.
Përthithet menjëherë pa lënë as gjurmën më të vogël të yndyrës duke lënë një aromë delikate në lëkurë.
Pa alkool.

Përdorimi:
Spërkatni një sasi të vogël të Pure Serenity Aloe+Colors Body and Hair Spray në lëkurë të pastër dhe do
të përthithet vetë.

Brand

Aloe+

Related Products