KUNDAL Shea Butter & Macadamia Pure Hand Cream

Sale

KUNDAL Shea Butter & Macadamia Pure Hand Cream

Çmimi origjinal qe: 1,090L.Çmimi i tanishëm është: 927L.

Specialistët e brandit të njohur koreanojugor të kujdesit të lëkurës Kundal kanë krijuar këtë krem hidratues për lëkurën e duarve bazuar ne gjalpin Shea, Makadamia, Jojoba, Argan, vaj bajamesh të ëmbla dhe ekstrakte nga bimët e Aloe Verës, Arnica, Likuoricia, Algat jeshile të detit dhe caji jeshil, komponentë qe kontribuojnë në shëndetin e lëkurës së duarve dhe të thonjve.

Spastroje

Përshkrim

Specialistët e brandit të njohur koreanojugor të kujdesit të lëkurës Kundal kanë krijuar një seri kremrash hidratues për lëkurën e duarve bazuar ne gjalpin Shea, Makadamia, Jojoba, Argan, vaj bajamesh të ëmbla dhe ekstrakte nga bimët e Aloe Verës, Arnica, Likuoricia, Algat jeshile të detit dhe caji jeshil.

Këta komponentë kontribuojnë në shëndetin e lëkurës së duarve dhe të thonjve.

Tekstura e lehtë dhe e pasur e këtij kremi aplikohet lehtësisht dhe përthithet shpejt, duke e ushqyer lëkurën me vitamina dhe minerale. Nuk mbetet në duar dhe nuk e lë lëkurën të yndyrshme. Ka aromë të mirë e të ëmbël frutash. Hidraton dhe zbut lëkurën për një kohë të gjatë.

Vajrat bimore në përbërje të kësaj formule ushqejnë intensivisht lëkurën, kanë efekt qetësues dhe ndihmojnë në shërimin e zonave te irrituara, duke I mbrojtur ato nga faktorët dëmtues ambiental. Përdorimi I rregullt I kremit I rikthen vitalitetin lëkurës së dëmtuar dhe të thatë, e zbut atë, zbardh shenjat e moshës dhe hiperpigmentimet, qetëson irritimet dhe inflamacionin. I jep në përgjithësi një pamje të freskët, elastike dhe të bukur lëkurës, duke e hidratuar atë në thellësi dhe duke e ushqyer e fshehur imperfeksionet.

 

Mund te zgjidhni nje nga aromat:

  1. White Musk:

    Aroma unike e pasur Floral Musk lë gjurmë të paharrueshme edhe vetëm me një nuhatje. Një aromë magjepsëse që tërheq këdo me butësinë prej kadifeje të fragrancës së myshkut për të nxjerrë në dukje sharmin tuaj.

    • Notat kryesore: Mandarinë
    • Notat e mesme: Zambaku I ujit, Jasemin, Trëndafil, Ylang Ylang
    • Baza: Vanilje, Patchouli I Azisë Juglindore
  2. Cherry Blossom:

    Një aromë e lehtë qitroje e përzierë me ëmbëlsinë e manaferrës, I lë vend aromës së luleve të celura të qershisë. Harmonia e butë e notave të myshkut dhe drurit prek embel flokët tuaja, për të lënë mbi ta ndjesinë e pafajësisë e për të nxjerrë në pah feminitetin tuaj.

    • Notat kryesore: Portokall, Grapefruit, Limon
    • Notat e mesme: Trëndafil, Lulja e Qershisë, Heliotrope
    • Baza: Myshk, Dru Pishe, Amber
  3. Baby Powder:

    Aromë e butë, e ëmbël dhe e dashur, si një bebe. Ky kombinim I erës së trëndafilit, lules Ylang Ylang dhe lules së irisit krijon një ndjesi rehatie dhe butësie. Notat e myshkut dhe drurit bëjnë që aroma të zgjasë në kohë.

    • Notat kryesore: Portokall, Limon, Bergamot
    • Notat e mesme: Trëndafil, Ylang Ylang, Iris
    • Baza: Myshk, Dru Pishe
  4. Ylang Ylang:

    Një aromë lulesh që njihet ndryshe me emrin “Lajmëtar I Dashurisë”. Me përzierjen e fragrancës së frutave me atë të trëndafilit dhe jasminës, kjo aromë romantike të bën të ndjesh se dashuria është afër.

    • Notat kryesore: Portokall, Mollë, Pjeshkë, Mjedër
    • Notat e mesme: Trëndafil, Jasmin, Violet, Orkide, Zambak, Lule Portokalli
    • Baza: Myshk, Dru Pishe, Dru Sandali, Vanilje
  5. French Lavender:

    Kjo aromë delikate jep relaksim dhe qetësi, sikur të ishit në fushat e celura me livando të Francës.

    • Notat kryesore: Limon
    • Notat e mesme: Livando, Zambak
    • Baza: Myshk, Patchouli
  6. Blanc:

    Nje arome e paster me nota te lules se myshkut drejt fragrances delikate te luleve.

    • Notat kryesore: aldehyde/molle
    • Notat e mesme: orkide, violet, fresia, zambak, magnolia
    • Baza: myshk, vanilje, dru sandal
  7. Basil & Citrus:

    Fragranca e frutave plot lëng si portokalli dhe limoni, aromatike dhe e ëmbël, përzierë  me petale trëndafili, duke lënë nota të barit vetiver.

    • Notat kryesore: Lime, Borzilok, Mandarin, Gergamot
    • Notat e mesme: Trëndafil, Zambak/ Lule Shëngjergji
    • Baza: Patchouli, Vetiver
  8. Jasmine Woody:

    Një përzierje e këndshme e fragrancës së luleve me esencën e agrumeve. Ekzotike, sensuale dhe e ëmbël, kjo aromë stimulon ndjesinë e rehatisë dhe qetësisë.

    • Notat kryesore: Limon, Portokall, Aqua Green
    • Notat e mesme: Jasmin, Zambak, Cassis, Trëndafil
    • Baza: Myshk, Amber, Patchouli
  9. Lime Basil & Mandarin:

    aromatike dhe e embel, nje perzierje e fragrances se limonit dhe portokalleve me petalet e trendafilit e me nota jeshile te borzilokut dhe barit te sapoprere.

    • Notat kryesore: Lime, Borzilok, Mandarin, Gergamot
    • Notat e mesme: Trëndafil dhe Zambak
    • Baza: Patchouli, Vetiver

 

Ingredientë aktiv:

  • Vaji I bajameve të ëmbla – hidraton, ul inflamacionin falë vitamins A qe ka në përbërje, mbron nga rrezatimi UV duke luftuar radikalet e lira dhe I jep lëkurës një pamje të butë e të freskët
  • Aloe Vera – hidraton, qetëson irritimet dhe tonifikon lëkurën
  • Niacinamide – stimulojnë sintezën e kolagjenit, përforcojnë barrierën, ndihmojnë në kohëzgjatjen e hidratimit duke mos lejuar humbjen transepidermale të ujit

Ky produkt është I përshtatshëm për:

  • Të gjitha tipet e lëkurës
  • Mosha 12+
  • Lëkurë sensitive dhe problematike
  • Shtatzëni dhe gjidhënie

 

Përdorimi:

Aplikojeni kremin në duar të pastra duke e masazhuar lehtësisht.

 

Ingredientët:

Water, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Beeswax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Phenyl Trimethicone, Glyceryl Stearate SE, Cetearyl Glucoside, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Sorbitan Sesquioleate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Hydrogenated Polydecene, Xanthan Gum, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Trideceth-10, Adenosine, Disodium EDTA, Vegetable Oil, Glucose, Butylene Glycol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Portulaca Oleracea Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Arnica Montana Flower Extract, Tocopherol, Pentylene Glycol, Caprylylglycol, Ethylhexylglycerin, Spirulina Maxima Extract, Fragrance.

Informacion shtesë

ml

50

Aroma

1. Ylang Ylang, 2. White Musk, 3. Cherry Blossom, 4. Blanc, 5. Baby Powder, 6. Aroma Edition – Basil & Citrus, 7. Aroma Edition – Jasmine Woody, 8. Aroma Edition – French Lavender, 9. Aroma Edition – Lime Basil & Mandarin

Brand

Kundal

Related Products