Thank You Farmer Rice Pure Aqua Multi Balm 10gr
Thank You Farmer Rice Pure Aqua Multi Balm 10gr
Thank You Farmer Rice Pure Aqua Multi Balm është një balm hidratues me teksturë solide që shkrin në kontakt me lëkurën, duke krijuar një shtresë mbrojtëse dhe ushqyese.
Përmban:
• Ekstrakt Orizi (Rice Extract) – ndihmon në ndriçimin e lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit
• Vajra natyralë bimorë – për hidratim të menjëhershëm dhe zbutje të zonave të thata
• Teksturë jo-ngjitëse – lë një finish të lehtë me shkëlqim natyral (“glass skin effect”)
Është multi-funksional dhe mund të përdoret për fytyrë, buzë, qepalla, faqe, qafë apo edhe zona të thata në trup si bërryla dhe duar. I përshtatshëm për ta mbajtur në çantë dhe për “touch-ups” gjatë ditës.
Mënyra e përdorimit:
Mund ta përdorësh në disa mënyra:
1. Si hidratues lokalisht – Apliko në zonat e thata (rreth hundës, faqe, mjekër, rrudha mimike).
2. Si highlighter natyral – Apliko në mollëza, urën e hundës ose qepalla për efekt shkëlqimi.
3. Si balm për buzët – Për butësi dhe shkëlqim.
4. Mbi makeup – Për të rifreskuar pamjen pa e prishur grimin.
5. Si balm hidratues për duar/kutikula/bërryla – Kurdo që lëkura është e thatë.
Apliko direkt nga stick-u dhe përhape lehtë me gishtat nëse është e nevojshme.
| gr |
10 |
|---|
