Shtëpi Rohto Mentholatum Melano CC Mask
Rohto Mentholatum Melano CC Mask
Rohto Mentholatum Melano CC Mask
Rohto Mentholatum Melano CC Mask
Rohto Mentholatum Melano CC Mask

Rohto Mentholatum Melano CC Mask

Çmimi i rregullt Lek 2,300.00 Çmimi i shitjes Lek 1,490.00
35 % ZBRITJE
cope: 28
Shto në listën e dëshirave
Rohto Mentholatum Melano CC Mask

Rohto Mentholatum Melano CC Mask

Esenca e këtyre maskave është e formuluar me vitaminë C dhe ekstrakt rrushi, dy përbërës të cilët ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim! Këto maska gjithashtu balancojnë mbiprodhimin e sebumit, dhe ngadalësojnë prodhimin e tepërt të melaninës, duke reduktuar problemet dhe pasojat e mëvonshme të saj në lëkurë. Nga ana tjetër formulimi me glicerinë, ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke forcuar kështu barrierën mbrojtëse natyrale të saj. Që në momentin e parë të aplikimit, maskat ofrojnë hidratim të thellë dhe butësi të lëkurës. Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

Përdorimi:

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Ingredientët : Water, glycerin, BG, 3-O-ethylascorbic acid (vitamin C derivative), tocopherol acetate (vitamin E derivative), ascorbic acid, lemon fruit extract, grapefruit fruit extract, glycyrrhizic acid 2K, Na citrate, PPG-6 decyl Tetradeces-30, citric acid, EDTA-2Na, xanthan gum, K hydroxide, ethanol, methylparaben, fragrance

cope

28