Purito SEOUL Defence Barrier pH Cleanser
Purito SEOUL Defence Barrier pH Cleanser
Purito SEOUL Defence Barrier pH Cleanser është një pastrues xhel i butë me pH 5.5, i krijuar për të pastuar lëkurën në mënyrë efektive pa dëmtuar barrierën natyrale mbrojtëse. Formula e tij shndërrohet në një shkumë të lehtë që largon papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe mbetjet e produkteve të përditshme, duke e lënë lëkurën të pastër, të hidratuar dhe të rehatshme.
I pasuruar me Centella Asiatica, Allantoin dhe ekstrakt Grejpfruti, ndihmon në qetësimin e irritimeve, hidratimin dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Vaji i Tea Tree kontribuon në balancimin e lëkurës së yndyrshme dhe ndihmon në mbajtjen e saj të freskët.
Falë formulës me pH të ulët, ky pastrues nuk e than lëkurën dhe është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, veçanërisht për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë.
Përfitimet kryesore:
-
Pastron butësisht pa dëmtuar barrierën mbrojtëse të lëkurës.
-
pH fiziologjik 5.5 që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës.
-
Hidraton dhe qetëson falë Centella Asiatica dhe Allantoin.
-
Ndihmon në reduktimin e ndjesisë së tharjes pas larjes.
-
I përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
-
I përshtatshëm për lëkurë normale, të thatë, të ndjeshme dhe mikse.
Mënyra e përdorimit:
Vendosni një sasi të vogël të produktit në pëllëmbët e lagura dhe shtoni pak ujë për të krijuar shkumë. Aplikojeni mbi fytyrën dhe qafën e lagur duke masazhuar me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët. Përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje si hapi i pastrimit të rutinës së kujdesit për lëkurën.
Ingridientët:
Ujë (Water), Cocamidopropyl Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ekstrakt i frutit të Grejpfrutit (Citrus Paradisi Fruit Extract), Allantoin, Vaj i gjetheve të Pemës së Çajit (Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil), Ekstrakt i Centella Asiatica, Ethylhexylglycerin, Acid Citrik (Citric Acid), Disodium EDTA.
