P.CALM Red Rice Glow Peel Shot 8 Serum 80ml
P.CALM Red Rice Glow Peel Shot 8 Serum 80ml
Formula e lehtë, absorbohet shpejt pa ndjesi ngjitjeje dhe kombinon eksfolimin me hidratim të lëkurës, duke e lënë fytyrën më të butë, me pamje të pastër dhe një shkëlqim natyral.Eksfolimi i qelizave të vdekura ndihmon gjithashtu që make-up-i të përthithet më mirë dhe të duket më uniform.
Ky serum është krijuar për të gjitha tipet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Përfitimet Kryesore
-
Eksfolion butë lëkurën për heqjen e papërsosmërisë dhe qelizave të vdekura.
- I pasuruar me 10 lloje të acidit hialuronik për të ndihmuar në ruajtjen e lagështisë së lëkurës edhe pas eksfolimit.
-
Ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës dhe rritjen e shkëlqimit natyral.
-
Hidraton dhe ndihmon në ruajtjen e një ndjesie të butë pas përdorimit.
-
Tekstura e lehtë, pa ndjesi të rëndë apo ngjitje.
-
I përshtatshëm për përdorim ditor, por mund të përdoret edhe sipas nevojës për eksfolim pak më intensiv.
Përdorimi:
Përdoreni këtë serum pas pastrimit të lëkurës dhe para produkteve të tjera të rutinës suaj (si toneri apo hidratuesi):
-
Pastroni fytyrën dhe thani lehtë.
-
Aplikoni një sasi të përshtatshme të serumit në fytyrë, duke shmangur zonat e syve dhe buzëve.
-
Masazhoni lehtë me gishta për rreth 30–60 sekonda derisa të shfaqet pilling-u (grimcat e krijuara nga produkti me qelizat e vdekura).
-
Shpëlajeni me ujë të vakët pas formimit të pilling-it.
-
Vazhdoni me tonerin, esencën dhe hidratuesin.
Këshillë: Përdoreni 2–4 herë në javë nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme, ndërsa nëse lëkura juaj e toleron mire, mund ta përdorni edhe më shpesh. Gjithmonë përdorni mbrojtje SPF ditën sepse produktet e eksfolimit mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit.
Përbërësit:
Purified Water, Dipropylene Glycol, Cellulose, Glycerin, Butylene Glycol, Steartrimonium Methosulfate, Carbomer, Rice Powder (5000 ppm), Isopropyl Alcohol, Caprylyl Glycol, Pentylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Turmeric Root Extract, Cyanocobalamin, Dolbijim Extract, Corallina Officinalis Extract, Capryloyl Salicylic Acid, Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA.
| ml |
80 |
|---|



