P.Calm Azelaic Acid Matcha 1000 Calming Gauze Gel Toner Pad
P.Calm Azelaic Acid Matcha 1000 Calming Gauze Gel Toner Pad
Këto pads janë të zhytura me acid azelaik, një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të reduktuar skuqjen, irritimin dhe për të qetësuar lëkurën e ndjeshme. Por nuk mbaron me kaq! Formula e tij, e pasur me cajin Matcha,PHA (eksfolim i butë), siguron hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës. Kompleksi COOLIFTM i patentuar, duke ofruar si eksfolim ashtu edhe hidratim të thellë për lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve. Pads-at mund të përdoren si maskë ose si toner, duke përthithur gradualisht esencën në thellësi dhe duke lënë një efekt freskie, butësie dhe elasticiteti.
Efekti qetësues i menjëhershëm redukton irritimin dhe lodhjen e lëkurës, ndërsa përdorimi i rregullt ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, zvogëlimin e linjave të imëta dhe rigjenerimin e lëkurës.
Ky produkt është ideal për lëkurat sensitive ose për këdo që dëshiron një hidratim dhe qetësim të menjëhershëm dhe të thellë.
Përfitimet kryesore
- Qetëson menjëherë skuqjen dhe irritimin.
- Ndihmon në trajtimin e akneve dhe papastërtive.
- Barazon tonin e lëkurës.
- Hidraton dhe freskon lëkurën.
- Përmirëson teksturën e saj pa irritim.
Përdorimi:
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
*Mund të përdoret 1–2 herë në ditë, sipas nevojës së lëkurës.



