objet by Kundal Satin Glow Body Oil
objet by Kundal Satin Glow Body Oil
Një vaj trupi premium që ushqen dhe hidraton lëkurën, duke i dhënë një shkëlqim sateni pa e lënë të yndyrshme. Formula e tij e lehtë përthithet shpejt dhe e bën lëkurën të duket më e lëmuar, elastike dhe rrezatuese.
Përshkrimi
- Hidraton intensivisht dhe ndihmon në parandalimin e tharjes së lëkurës.
- I jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe elegant.
- Përthithet shpejt, pa lënë ndjesi ngjitëse ose të rëndë.
- E lë lëkurën të butë dhe me aromë të këndshme.
- I përshtatshëm për përdorim gjatë gjithë vitit dhe për të gjitha llojet e lëkurës.
Përbërësit kryesorë
- Squalane – ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe zbut lëkurën.
- Sunflower Seed Oil (Vaji i farave të lulediellit) – i pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore.
- Jojoba Seed Oil – ushqen dhe ndihmon në ruajtjen e barrierës së lëkurës.
- Sweet Almond Oil – zbut dhe përmirëson elasticitetin.
- Vitamin E (Tocopherol) – antioksidant që mbron lëkurën nga radikalet e lira.
Aromat:
Glowing Orchard është aroma më e freskët dhe më frutore në këtë linjë. Aromë fresh, clean, floral-citrus, që të kujton një kopsht me pemë frutore në një ditë me diell. Nuk është shumë e ëmbël dhe nuk është e rëndë, ndaj është shumë e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe sidomos në pranverë dhe verë.
Notat e sipërme (Top Notes):
- Portokall
- Bergamot
Notat e mesme (Heart Notes):
- Neroli
- Jasemin
- Zambak i luginës (Lily of the Valley/Muguet)
- Trëndafil
- Green Notes (nota të gjelbra)
- Eukalipt
Notat bazë (Base Notes):
- Amber
- Dru kedri (Cedarwood)
- Vanilje (në disa tregje përfshihet edhe një nuancë e lehtë vaniljeje në bazë).
Naked Cream është aroma më e butë dhe më "skin scent" e koleksionit. Është krijuar për të japë ndjesinë e lëkurës së sapolarë, të pastër, të ngrohtë dhe kremoze.
Notat e aromës
Notat e sipërme (Top Notes)
- Kokos
- Bergamot
- Mollë
- Pjeshkë
Notat e mesme (Heart Notes)
- Trëndafil
- Jasemin
- Bozhure (Peony)
- Nota të gjelbra
Notat bazë (Base Notes)
- Amber
- Musk
- Sandalwood
- Patchouli
- Vanilje
Përdorimi:
Tundeni lehtë para përdorimit. Aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të pastër, mundësisht pas dushit kur lëkura është ende pak e lagësht. Masazhojeni me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht.
Mund të përdoret edhe në zonat që dëshironi të kenë më shumë shkëlqim, si këmbët, krahët, shpatullat dhe dekolteja.
| ml |
100 |
|---|---|
| Aroma |
Glowing Orchard, Naked Cream |





