Kundal Deep Clean Elasticity Antibacterial Double Fine Hair Toothbrush – Hard Type
Kundal Deep Clean Elasticity Antibacterial Double Fine Hair Toothbrush – Hard Type
Furca e dhëmbëve nga Kundal është një furcë dhëmbësh koreane nga prodhues që fokusohen në përdorimin e materialeve tërësisht natyral dhe të sigurt. Vjen me një varietet ngjyrash dhe me variacione të fijeve të furcës për t’iu përshtatur plotësisht nevojave tuaja.
Shëndeti i dhëmbëve dhe i gojës varet si nga rregullsia e higjienës dhe kujdesit dentar, ashtu dhe nga materialet e përdorura dhe efektiviteti i tyre. Prandaj zgjedhja e një furce të mirë është shumë e rëndësishme për një shëndet optimal të gojës dhe pastrimin e duhur të dhëmbëve.
Furca e dhëmbëve Kundal me dy shtresa fijesh të holla dhe të forta arrin të bëjë një pastrim të plotë e të fuqishëm, duke arritur në dy nivele edhe hapësirat më të ngushta midis dhëmbëve.
Shtresa e sipërme e fijeve pastron butësisht mbetjet dhe pllakëzat midis dhëmbëve dhe gingivave.
Shtresa e poshtme e fijeve mbron gingivat nga abrazioni dhe lufton dyfish pllakëzat e forta të dhëmbëve.
Rekomandohet për dhëmbë që gjakosen shpejt, për dhëmbë me tela, për dhëmbë jo të rregullt dhe malokluzion, për pastrimin e mirë të tyre, pa i dëmtuar.
- Pastrim i fuqishëm
- Fijet e holla e të forta arrijnë cdo hapësirë
- Materiale natyrale
- Dizajn ergonomic
- Pastrojnë mirë pllakëzat e papastërtive
Materiali: PP/Polypropylene, PBT/Polybutylene terephthalate
| sasi |
Set-16 copë, 1 copë |
|---|


