PURITO Wonder Releaf Centella Spot Patch x51
Përshkrimi:
PURITO Wonder Releaf Centella Spot Patch janë fasha ngjitëse transparente për puçrra, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit të akneve dhe qetësimin e lëkurës së irrituar.
Me Centella Asiatica si përbërës kryesor, këto fasha:
• Thithin papastërtitë nga puçrrat
• Parandalojnë prekjen ose kruarjen e zonës
• Krijojnë një barrierë mbrojtëse kundër baktereve dhe ndotjes
• Qetësojnë skuqjen dhe inflamacionin
• Janë shumë të holla, me përfundim mat, dhe pothuajse të padukshme në lëkurë
Seti përfshin 51 fasha në 3 përmasa të ndryshme, për t’u përshtatur me puçrra të madhësive të ndryshme.
Mënyra e përdorimit:
1. Pastro dhe thaj mirë fytyrën, veçanërisht zonën ku do vendoset patch-i.
2. Zgjidh një fasho të përshtatshme në përmasë dhe vendose direkt mbi puçërr.
3. Lëre fasho të veprojë për disa orë ose gjatë natës.
• Do të shohësh që me kalimin e kohës, qendra e patch-it zbardhet (tregon thithjen e sekrecioneve).
4. Hiqe me kujdes kur patch-i të ketë përthithur qelbin ose kur të fillojë të shkëputet vetë.
5. Nëse nevojitet, vendos një patch të ri.
Mund të përdoret edhe nën make-up, falë pamjes së tij transparente dhe të hollë.
E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
I testuar dermatologjikisht dhe pa përbërës irritues.
| cope |
51 |
|---|
