Round Lab 1025 Dokdo Ampoule (45 ml)

Përshkrim

Round Lab 1025 Dokdo Ampoule (45 ml)

Një ampulë shumë hidratuese që përmban acid hialuronik, kolagjen, ceramide dhe panthenol për një hidratim të fuqishëm që zgjat. Në thelb, të gjithë hidratuesit e lëkurës që mund të imagjinoni janë në këtë shishe të vogël. Ampula Round Lab 1025 Dokdo përdor përbërës me madhësi molekulare të vogël për të dhënë një hidratim të plotë që në thellësi.
Kjo formulë ka një mekanizëm hidratues me katër hapa në vetvete: Gliceryl glucoside stimulon formimin e akuaporinave (kanaleve të ujit) në lëkurë; Acidi hialuronik dhe kolagjeni me peshë të ulët molekulare japin hidratim të pandalshëm; Ceramidet pengojnë largimin e ujit nga sipërfaqja e lëkurës duke dhënë një hidratim që zgjat në kohë; dhe panthenoli përmirëson barrierën natyrale të lëkurës, duke siguruar në këtë mënyrë një hidratim intensive me anë të kësaj formule lehtësisht të absorbueshme.
Për më tepër, mineralet e nevojshme për lëkurën, si kalciumi, magnezi dhe zinku, që gjenden në ujin e thellë të detit përreth ishullit Ulleungdo sigurojnë që lëkura të ushqehet mirë dhe të hidratohet. Së fundmi, betaina dhe DPG (derivat i liquoricias), plus vitamina B5 qetësojnë lëkurën e irrituar.

Përdorimi:
Pas pastrimit dhe vendosjes se tonerit, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni te absorbohet.
Këshilla përdorimi:
Për një lëkurë plot shkëlqim, aplikojeni ampulën në shtresa.
Përzieni një deri në dy pika të ampulës me hidratuesin tuaj nëse lëkura juaj është shumë e thatë.
Për ta përdorur si maskë nate, lagni bollshem një koton dhe vendoseni atë në lëkurën e irrituar për një efekt qetësues të menjëhershëm.

Ingredientët:
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Sea Water, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen, Panthenol, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Betaine, Dipotassium Glycyrrhizate, Glyceryl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Tocopherol, Carbomer, Xanthan Gum

Brand

Round Lab

Related Products