KUNDAL Perfume Diffuser

Sale

KUNDAL Perfume Diffuser

Çmimi origjinal qe: 2,790L.Çmimi i tanishëm është: 2,511L.

Aroma e dhomës Kundal I jep ambientit tuaj një fragrancë delikate, sipas shijeve tuaja, që zgjat në kohë dyfish më shumë se aromat e tjera. Zhvilluar nga parfumierët profesionistë të Kundal, ky produkt ka në bazën e tij etanolin vegjetal dhe 5 ekstrakte bimore për një efekt qetësues dhe rigjenerues: Kamomil, Rozmarinë, Jasmin, Centela dhe sherebelë.

Spastroje

Përshkrim

Aroma e dhomës Kundal Parfume Diffuser I jep ambientit tuaj një fragrancë delikate, sipas shijeve tuaja, që zgjat në kohë dyfish më shumë se aromat e tjera. Zhvilluar nga parfumierët profesionistë të Kundal, ky produkt ka në bazën e tij etanolin vegjetal, zhvilluar nga fermentimi I kallamit të sheqerit dhe drithërave, I cili siguron një shpërndarje uniforme të fragrancës, pa ndërhyrje në pastërtinë e saj. Përmban 5 ekstrakte bimore për një efekt qetësues dhe rigjenerues: Kamomil, Rozmarinë, Jasmin, Centela dhe sherebelë.

Vjen ne disa aroma karakteristike:

  1. Black Cherry, aroma e ëmbël e joshëse e qershisë së zezë dhe notat sensuale të drurit krijojnë një ndjesi qetësie dhe ngrohtësie.
    • Notat kryesore: Qershia e zezë
    • Notat e mesme: Gjethe Dafine
    • Baza: Dru, Vetiver (Bar tropical)
  2. Ylang Ylang: Një aromë lulesh që njihet ndryshe me emrin “Lajmëtar I Dashurisë”. Me përzierjen e fragrancës së frutave me atë të trëndafilit dhe jasminës, kjo aromë romantike të bën të ndjehesh i qetë dhe i kënaqur.
    • Notat kryesore: Portokall, Mollë, Pjeshkë, Mjedër
    • Notat e mesme: Trëndafil, Jasmin, Violet, Orkide, Zambak, Lule Portokalli
    • Baza: Myshk, Dru Pishe, Dru Sandali, Vanilje
  3. White Musk, Aroma unike e pasur Floral Musk lë gjurmë të paharrueshme edhe vetëm me një nuhatje. Një aromë magjepsëse që tërheq këdo me butësinë prej kadifeje të fragrancës së myshkut dhe luleve.
    • Notat kryesore: Mandarinë
    • Notat e mesme: Zambaku I ujit, Jasemin, Trëndafil, Ylang Ylang
    • Baza: Vanilje, Patchouli I Azisë Juglindore
  4. Aroma Edition – Lime Basil & Mandarin, aromatike dhe e ëmbël, një përzierje e fragrancës së limonit dhe portokalleve me petalet e trëndafilit e me nota jeshile të borzilokut dhe barit të sapoprerë.
    • Notat kryesore: Lime, Borzilok, Mandarin, Gergamot
    • Notat e mesme: Trëndafil dhe Zambak
    • Baza: Patchouli, Vetiver
  5. Aroma Edition – Pyeon Baek, aroma e fresket e pyllit me pisha. Si nje shetitje ne pyll, kjo arome arrin te rifreskoje mendjen e lodhur. Notat e tokes dhe barit bashkohen per te krijuar kete fragrance unike.
    • Notat Kryesore: Eukaliptus, Kanelle
    • Notat e Mesme: Orkide, Fresia
    • Baza: Myshk, Dru Sandali, Pishe

 

2 shishe prej 200 ml me 10 shkopinj kallami. Shishe të sigurta, luksoze dhe shkopinj kallami natyral, të një cilësie të lartë, për të shpërndarë aromën në ajër.

Një produkt me ingredientë natyral, pa kimikate të dëmshme, që mbush me jetë shtëpinë tuaj. Mund ta vendosni në dhomën e ndenjes, në dhomën e gjumit, tualet, e madje dhe në dollapin e rrobave.

Kthejeni shtëpinë tuaj në një oaz qetësie me aromat unike që ofrojnë ekspertët e parfumerisë së Kundal.

Do te ishte një dhuratë e bukur për këdo, në çdo rast: dasmë, ditëlindje, Krishtlindje, festa apo për ditën e nënës. Difuzorët e paketuar në mënyrë elegante do t’i bëjnë prindërit, miqtë e të dashurit tuaj të lumtur.

Nuk përmban: CMIT / MIT, formaldehyde, methanol, benzene, glyoxal apo trichlorethylene.

Përdorimi:

  1. Hiqeni kapakun e Difuzorit të Aromës Kundal
  2. Hiqeni vulosjen plastike të shishes
  3. Mbylleni përsëri kapakun dhe vendosni shkopinjtë shpërndarës të aromës

Ingredientët:

Ethanol, Dipropylene glycol methyl ether, Dipropylene Glycol, Water, Anthemis Nobilis Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Jassminum Officnale(Jasmine) Extract, Salvia Offcinalis (Sage) Extract, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Water, Centella Asiatica Extract, Glycerin, Phenoxyethanol, Fragrance, Limonene, Hydroxycitronellal, Butylphenyl Methylpropional

Informacion shtesë

cope

2

ml

2*200

Aroma

1. Black Cherry, 2. Ylang Ylang, 3. White Musk, 4. Aroma Edition – Lime Basil & Mandarin, 5. Aroma Edition – Pyeon Baek

Related Products