KUNDAL Easy Dental Care Compact Pet Toothbrush

Sale

KUNDAL Easy Dental Care Compact Pet Toothbrush

Original price was: 590L.Current price is: 502L.

Furcë dhëmbësh për kafshë e dizenjuar për t’iu përshtatur specifikisht nevojave të kafshës suaj. Me një kokë të vogël me përmasa 6 dhe 3 mm dhe me një dorezë të gjatë me kënd 16° në qafën e saj, kjo furcë përshtatet në mënyrë perfekte me anatominë e gojës së kafshëve, duke I mbrojtur ata nga dëmtimi I mishrave  të dhëmbëve dhe duke arritur deri në dhëmbët e pasëm me lehtësi, për një pastrim të plotë e të kujdesshëm.

Description

Furcë dhëmbësh për kafshë e dizenjuar për t’iu përshtatur specifikisht nevojave të kafshës suaj.

Me një kokë të vogel me përmasa 6 dhe 3 mm dhe me një dorezë të gjatë me kënd 16° në qafën e saj, kjo furcë përshtatet në mënyrë perfekte me anatominë e gojës së kafshëve, duke I mbrojtur ata nga dëmtimi I mishrave  të dhëmbëve dhe duke arritur deri në dhëmbët e pasëm me lehtësi, për një pastrim të plotë e të kujdessëem.

Fijet e holla të furcës janë të krijuara nga materiali PBT, I cili, ndryshe nga fijet e najlonit që përdorin furcat e zakonshme, është

  • Më I butë për dhëmbët dhe nuk I zhvesh ata nga shtresa e tyre sipërfaqësore mbrojtëse;
  • Më rezistent ndaj dëmtimeve dhe kafshimit;
  • Më higjienik. Nuk përthith ujë dhe qëndron I thatë si material, duke krijuar një mjedis të pastër. Për më tepër fijet janë të pasuruara me jone argjendi, për një veprim antiseptic 99.9% që parandalon rritjen bakteriale.

Dizajni I dorezës mbajtëse të furcës është krijuar me një material dhe formë të përshtatshme për dorën tuaj, për ta bërë procesin e larjes së dhëmbëve të kafshës suaj më të lehtë e më pak stresues.

Sipas studimeve të kryera, 80% e kafshëve shtëpiake vuajnë nga sëmundjet e gojës dhe dhëmbëve. Kaviteti oral I kafshëve është I atillë që lejon rritjen bakteriale dhe ndërtimin e pllakëzave të tartar-it 7 herë më shpejt se tek njeriu. Kjo sjell rritje të mundësisë për zhvillimin e sëmundjeve periodontale, duke e ekspozuar kafshën tuaj dhe juve njëkohësisht ndaj disa sëmundjeve të ndryshme. Prandaj një higjienë e mirë orale e kafshëve tuaja është shumë e rëndësishme për të mbrojtur të gjithë familjen.

Procesi I larjes së dhëmbëve mund të ketë qenë I vështirë deri tani. Kjo mund të vijë si pasojë e disa faktorëve:

  1. koka e furcës që po përdorni mund të jetë shumë e madhe dhe e lëndon gojën e qenushit
  2. struktura e furcës mund të jetë e tillë që nuk përshtatet me anatominë e gojës së tij
  3. fijet mund të jenë tepër të holla e të ashpra duke lënduar dhëmbët apo gingivat e qenushit

Furca Kundal ka një kokë të vogël që përshtatet edhe për qenushët e vegjël si dhe ata të mëdhenj, ka një qafë të rrumbullakët që nuk lëndon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të larjes së dhëmbëve të pasëm, ka fije të buta dhe rezistente që heqin pllakëzat e papastërtive pa dëmtuar sipërfaqen e dhëmbëve, dhe një anatomi të tillë që arrin deri në molarët e fundit, për një pastrim të plotë dhe komod.

Rekomandohet që larja e dhëmbëve në kafshë të filloj që pas muajit të 3-të të jetës, me hapa të ngadaltë, që kafsha juaj të mësohet me furcën dhe pastën e dhëmbëve dhe mos ta refuzojë larjen.

Dhëmbët duhet të lahen 1 herë në ditë, cdo ditë, për të parandaluar krijimin e tartarit.

Brand

Kundal

Related Products