{"product_id":"purito-seoul-defence-barrier-ph-cleanser","title":"Purito SEOUL Defence Barrier pH Cleanser","description":"\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePurito SEOUL Defence Barrier pH Cleanser\u003c\/strong\u003e është një pastrues xhel i butë me pH 5.5, i krijuar për të pastuar lëkurën në mënyrë efektive pa dëmtuar barrierën natyrale mbrojtëse. Formula e tij shndërrohet në një shkumë të lehtë që largon papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe mbetjet e produkteve të përditshme, duke e lënë lëkurën të pastër, të hidratuar dhe të rehatshme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eI pasuruar me \u003cstrong\u003eCentella Asiatica\u003c\/strong\u003e, \u003cstrong\u003eAllantoin\u003c\/strong\u003e dhe \u003cstrong\u003eekstrakt Grejpfruti\u003c\/strong\u003e, ndihmon në qetësimin e irritimeve, hidratimin dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Vaji i \u003cstrong\u003eTea Tree\u003c\/strong\u003e kontribuon në balancimin e lëkurës së yndyrshme dhe ndihmon në mbajtjen e saj të freskët.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFalë formulës me pH të ulët, ky pastrues nuk e than lëkurën dhe është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, veçanërisht për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërfitimet kryesore:\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cp\u003ePastron butësisht pa dëmtuar barrierën mbrojtëse të lëkurës.\u003c\/p\u003e\n\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cp\u003epH fiziologjik 5.5 që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës.\u003c\/p\u003e\n\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cp\u003eHidraton dhe qetëson falë Centella Asiatica dhe Allantoin.\u003c\/p\u003e\n\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cp\u003eNdihmon në reduktimin e ndjesisë së tharjes pas larjes.\u003c\/p\u003e\n\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cp\u003eI përshtatshëm për përdorim të përditshëm.\u003c\/p\u003e\n\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cp\u003eI përshtatshëm për lëkurë normale, të thatë, të ndjeshme dhe mikse.\u003c\/p\u003e\n\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003cp\u003eMënyra e përdorimit:\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eVendosni një sasi të vogël të produktit në pëllëmbët e lagura dhe shtoni pak ujë për të krijuar shkumë. Aplikojeni mbi fytyrën dhe qafën e lagur duke masazhuar me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët. Përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje si hapi i pastrimit të rutinës së kujdesit për lëkurën.\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eIngridientët:\u003cbr\u003e\u003cbr\u003eUjë (Water), Cocamidopropyl Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ekstrakt i frutit të Grejpfrutit (Citrus Paradisi Fruit Extract), Allantoin, Vaj i gjetheve të Pemës së Çajit (Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil), Ekstrakt i Centella Asiatica, Ethylhexylglycerin, Acid Citrik (Citric Acid), Disodium EDTA.\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Kfarma.al","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48369003790577,"sku":null,"price":990.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0751\/0140\/5425\/files\/webiri_0d20ce91-618d-4c08-b28d-e46c86a5c324.png?v=1782988739","url":"https:\/\/kfarma.al\/products\/purito-seoul-defence-barrier-ph-cleanser","provider":"Kfarma.al","version":"1.0","type":"link"}