KUNDAL Honey & Macadamia Pure Natural Balancing Refreshing Shampoo 1058 ml

Zbritje

2,151L

Shampo me ingredientë natyralë, të sigurt për mjedisin dhe shëndetin e lëkurës dhe të flokëve tuaj. Përmban mjaltë dhe macadamia, të cilët krijojnë një mjedis me pH lehtësisht acidik, për të ruajtur elasticitetin e flokëve dhe për të mbajtur skalpin të pastër dhe të shëndetshëm. Formulë hipoalergjike, pasuruar me 46 ekstrakte bimore. Mund të zgjidhni aromën tuaj të preferuar ndër aromat unike të formuluara nga parfumierët profesionistë të Kundal.

Një shampo me ingredientë natyralë, të sigurt për mjedisin dhe shëndetin e lëkurës dhe të flokëve tuaj. Përmban mjaltë dhe macadamia, të cilët krijojnë një mjedis me pH lehtësisht acidic, për të ruajtur elasticitetin e flokëve dhe për të mbajtur skalpin të pastër dhe të shëndetshëm.

Kjo formule:

  • Përmban 46 ekstrakte natyrale të ndryshme
  • Përmban 10,000 ppm mjaltë dhe ekstrakt të farës së makadamias
  • Të gjithë përbërësit janë EWG Green Grade (përveç aromës)
  • Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të pH të skalpit dhe flokëve
  • Surfaktanti me origjinë bimore nga arra e kokosit pastron butë skalpin dhe flokët
  • I testuar për 12 përbërës të dëmshëm (Pa 7 lloje parabeni, fenoksietanol, benzofenon, Vaj mineral, MIT, CMIT)
  • Hipoalergjik

Shampoja Kundal Honey & Macadamia është një produkt tërësisht natyral, si rrjedhojë nuk përmban asnjë material toksik ose të dëmshëm. Përbërësit e saj janë të biodegradueshëm dhe të butë për lëkurën, kështu që mund të përdoret çdo ditë.

Përzierja perfekte e përbërësve redukton këputjen e flokëve dhe forcon rrënjën e tyre, kontrollon effektin frizz në flokë kaçurrelë/të valëzuar, si dhe hidraton dhe mbron flokët dhe skalpin.

Kjo shampo është gjithashtu e pasur me lëndë ushqyese të rëndësishme si hekuri, fosfori, vitamina, bakri, kalciumi dhe një sërë proteinash si keratina e hidrolizuar, proteinat e qumështit, mëndafshi i hidrolizuar dhe kolagjeni. Këta përbërës nxisin rritjen e flokëve, përforcojnë fijen dhe u japin flokëve shkëlqim dhe vitalitet.

Ky produkt ka një pH prej 5.5, I cili eshte pH optimale për lëkurën, duke rivendosur pH natyral të skalpit.

Shampoja Kundal është e pasur në vajra natyralë, gjë që e bën perfekte për trajtimin e skalpit të thatë e të irrituar.

pH I balancuar lehtësisht acidic, prania e mjaltit dhe e vajrave natyrale dhe formula e pastër pa ingredientë dëmtues, e bëjnë Shampon Kundal ideale për tu përdorur në trajtimin e flokëve të dëmtuar, zbokthit, madje dhe ekzemës, pasi ka veti ushqyese, balancuese dhe hidratuese, pa shkaktuar irritim.

Nuk ka efekte anësore të njohura.

Mund të përdoret në lëkurë dhe flokë të ndjeshëm.

 

Mund te zgjidhni nje nga aromat:

  1. White Musk Flower/ Lulja e Myshkut:

    Aroma unike e pasur Floral Musk lë gjurmë të paharrueshme edhe vetëm me një nuhatje. Një aromë magjepsëse që tërheq këdo me butësinë prej kadifeje të fragrancës së myshkut për të nxjerrë në dukje sharmin tuaj.

    • Notat kryesore: Mandarinë
    • Notat e mesme: Zambaku I ujit, Jasemin, Trëndafil, Ylang Ylang
    • Baza: Vanilje, Patchouli I Azisë Juglindore
  2. Cherry Blossom/ Lulet e Qershisë:

    Një aromë e lehtë qitroje e përzierë me ëmbëlsinë e manaferrës, I lë vend aromës së luleve të celura të qershisë. Harmonia e butë e notave të myshkut dhe drurit prek embel flokët tuaja, për të lënë mbi ta ndjesinë e pafajësisë e për të nxjerrë në pah feminitetin tuaj.

    • Notat kryesore: Portokall, Grapefruit, Limon
    • Notat e mesme: Trëndafil, Lulja e Qershisë, Heliotrope
    • Baza: Myshk, Dru Pishe, Amber
  3. Pink Grapefruit:

    Aroma e freskët e grapefruit dhe agrumeve, me nje notë të luleve të celura të portokallit, që zgjat në kohë e të fal gjallëri dhe energji.

    • Notat kryesore: Grapefruit, Pjeshkë, Ananas, Agrume japoneze Yuzu
    • Notat e mesme: Orkide, Trëndafil
    • Baza: Dru Pishe
  4. Baby Powder:

    Aromë e butë, e ëmbël dhe e dashur, si një bebe. Ky kombinim I erës së trëndafilit, lules Ylang Ylang dhe lules së irisit krijon një ndjesi rehatie dhe butësie. Notat e myshkut dhe drurit bëjnë që aroma të zgjasë në kohë.

    • Notat kryesore: Portokall, Limon, Bergamot
    • Notat e mesme: Trëndafil, Ylang Ylang, Iris
    • Baza: Myshk, Dru Pishe
  5. Ylang Ylang:

    Një aromë lulesh që njihet ndryshe me emrin “Lajmëtar I Dashurisë”. Me përzierjen e fragrancës së frutave me atë të trëndafilit dhe jasminës, kjo aromë romantike të bën të ndjesh se dashuria është afër.

    • Notat kryesore: Portokall, Mollë, Pjeshkë, Mjedër
    • Notat e mesme: Trëndafil, Jasmin, Violet, Orkide, Zambak, Lule Portokalli
    • Baza: Myshk, Dru Pishe, Dru Sandali, Vanilje
  6. Acacia Moringa:

    Aroma unike e pjeshkës dhe e luleve të akacias  transmeton një atmosferë  festive e të  gezuar.

    • Notat kryesore: Pjeshkë , Cassis
    • Notat e mesme: Trë ndafil, Zambak, Jasmin, Violet, Neroli (Esence e lëkurës së portokallit)
    • Baza: Myshk, Dru Sandali, Vanilje, Amber

 

Përbërës të rëndësishëm:

  • Mjalti – hidraton folikulin e flokut, hidraton dhe gjallëron fijen në të gjithë gjatësinë e saj, u rikthen shkëlqimin flokëve të thatë me pamje monotone.
  • Macadamia – vesh fijen e flokut me vitamina dhe acide yndyrore të shëndetshme duke ndihmuar në rikthiumin e strukturës normale të fijes. Kontrollon effektin frizz.
  • Keratina e hidrolizuar është një proteinë që vepron si blloku kryesor i ndërtimit të flokëve.
  • Vaji i avokados – zbut flokët dhe ushqen gjëndrën e flokëve.
  • Ekstrakti i kamelias – lehtëson kruajtjen, inflamacionin dhe acarimin.
  • Vaji i kokosit – ushqen dhe rigjallëron flokët.

 

E pershtatshme per:

  • Lloji i flokëve: i hollë, i thatë, i dëmtuar, normal, i yndyrshëm, majat e dyfishta.

 

Përdorimi:

Lagni flokët tërësisht me ujë të vakët dhe krijoni shkumë për masazhimin e flokëve dhe të skalpit. Shpëlajeni flokun me ujë të vakët.

Shampoja Kundal shkumon lehtësisht dhe është shumë efikase për pastrimin e flokëve. Pas përdorimit të shampos, këshillohet që të aplikoni një sasi të përshtatshme trajtuesi (Honey & Macadamia Protein Hair Treatment) dhe ta lini për 3-5 minuta përpara se ta shpëlani tërësisht.

 

Ingredientët:

Water, sodium cocoyl alaninate, lauryl hydroxysultaine, lauryl glucoside, sodium cocoyl isethionate, erythritol, glycerin, sodium methyl cocoyl taurate, honey extract, macadamia ternifolia seed extract, sesamum indicum (sesame) seed extract, oenothera biennis (evening primrose) flower extract, glycine soja (soybean) seed extract, vaccinium angustifolium (blueberry) fruit extract, undaria pinnatifida extract, fragaria chiloensis (strawberry) fruit extract, morus alba root extract, cornus officinalis fruit extract, taraxacum officinale (dandelion) leaf extract, rubus fruticosus (blackberry) fruit extract, oryza sativa (rice) extract, nelumbo nucifera flower extract, angelica gigas root extract, rosa centifolia flower extract, hibiscus sabdariffa flower extract, camellia sinensis leaf extract, ulmus davidiana root extract, lavandula angustifolia (lavender) flower extract, melissa officinalis leaf extract, chamomilla recutita (matricaria) flower extract, centella asiatica extract, pelargonium graveolens extract, origanum vulgare leaf extract, eucalyptus globulus leaf extract, panax ginseng root extract, rehmannia chinensis root extract, pueraria lobata root extract, thymus vulgaris (thyme) extract, melaleuca alternifolia (tea tree) extract, mentha piperita (peppermint) leaf extract, glycyrrhiza uralensis (licorice) root extract, rosmarinus officinalis (rosemary) leaf extract, scutellaria baicalensis root extract, saccharomyces cerevisiae extract, laminaria japonica extract, salicornia herbacea extract, brassica napus extract, narcissus pseudo- narcissus (daffodil) flower extract, pinus palustris leaf extract, polygonum cuspidatum root extract, diospyros kaki fruit extract, camellia japonica leaf extract, ceratonia siliqua (carob) fruit extract, argania spinosa kernel oil, simmondsia chinensis (jojoba) seed oil, cocos nucifera (coconut) oil, persea gratissima (avocado) oil, macadamia ternifolia seed oil, butyrospermum parkii (shea) butter, guar hydroxypropyltrimonium chloride, polyquaternium-10, sodium chloride, betaine, allantoin, panthenol, arginine, sodium gluconate, citric acid, coconut acid, sodium isethionate, butylene glycol, dipropylene glycol, dipotassium glycyrrhizate, 1,2-hexanediol, ethylhexylglycerin, hydroxyacetophenone, caprylyl glycol, fragrance.

ml

1058

Aroma

1. White Musk, 2. Cherry Blossom, 3. Pink Grapefruit, 4. Baby Powder, 5. Ylang Ylang, 6. Acacia Moringa