ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Mask

-35%

ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Mask

Çmimi origjinal qe: 2,300L.Çmimi i tanishëm është: 1,500L.

ROHTO MENTHOLATUM Melano CC  Mask brenda në paketimin e saj përmban 28 copë maska “Sheet Mask” të vendosura njëra mbi tjetrën të cilat mund t’i aplikoni sa here  dëshironi.

SKU: 11808 Kategori: , ,

Përshkrim

Esenca e këtyre maskave është e formuluar me vitaminë C dhe ekstrakt rrushi, dy përbërës të cilët ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim! Këto maska gjithashtu balancojnë mbiprodhimin e sebumit, dhe ngadalësojnë prodhimin e tepërt të melaninës, duke reduktuar problemet dhe pasojat e mëvonshme të saj në lëkurë. Nga ana tjetër formulimi me glicerinë, ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke forcuar kështu barrierën mbrojtëse natyrale të saj. Që në momentin e parë të aplikimit, maskat ofrojnë hidratim të thellë dhe butësi të lëkurës. Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

Perdorimi:

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Ingredientet : Water, glycerin, BG, 3-O-ethylascorbic acid (vitamin C derivative), tocopherol acetate (vitamin E derivative), ascorbic acid, lemon fruit extract, grapefruit fruit extract, glycyrrhizic acid 2K, Na citrate, PPG-6 decyl Tetradeces-30, citric acid, EDTA-2Na, xanthan gum, K hydroxide, ethanol, methylparaben, fragrance

Informacion shtesë

cope

28

Brand

Rohto

Related Products